Kompania “Murati” me seli në Prizren prodhues unik në Kosovë

OAK sot qëndroj në vizitë te kompania Murati e z. Artan Elshani, anëtar i jonë dhe prodhues unik në Kosovë. Kompania “Murati” është prodhuesi i vetëm në Kosovë që prodhon materialin e këpucëve “Gjona” (TR, TPU dhe PVC) të cilin material e përdorin shumë prodhues këpucësh jo vetëm në Kosovë por edhe në Evropë.

z. Hysni Zogaj anëtar i bordit të OAK-ut, e përgëzoi z. Elshani për punën që është duke e bërë dhe i premtoi ndihmë në sigurimin e tregjeve të reja si dhe në ndihmë për certifikim me Iso standarte. Z. Elshani i falënderoi OAK-un për vizitën dhe ndihmën që po i ofron kompanisë Murati.