KONKURS

Titulli i vendit të punës: “Zyrtar/e Ligjor/e”

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  1. Merr pjesë në grupe punuese dhe diskutimet publike;
  2. Analizon dhe përgatitë rekomandimet juridike profesionale në fushën relevante;
  3. Përgatitë rekomandime profesionale për çdo projektligj, rregullore ose udhëzim administrativ apo ndonjë rekomandim tjetër;
  4. Përgatitë raporte dhe ofron këshilla profesionale nga aspekti ligjor;
  5. Kryen të gjitha detyrat tjera me kërkesë të mbikëqyrësit.

Kualifikimi dhe përvoja:

Diplomë Universiteti në Fakultetin Juridik dhe minimum 2 vite përvojë pune profesionale;

  • Njohuri dhe përvojë në analizën dhe harmonizimin e legjislacionit dhe akteve tjera juridike;
  • Njohuri të ligjeve dhe rregulloreve të aplikueshme në vendin tonë;
  • Shkathtësi në komunikim dhe planifikim të punës;
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale;
  • Shkathtësi kompjuterike;
  • Aftësi për përmbushje të detyrave dhe punëve nën presion;

Kandidati-ja për pozitën Zyrtar/e Ligjor/e duhet t’i dorëzoj këto dëshmi:

  • CV-në;
  • Letrën e Motivimit;
  • Dëshminë e Kualifikimit Profesional;
  • Dëshminë për Përvojën e Punës;
  • Kopjen e Lejes së Njoftimit; dhe
  • Referenca të tjera që janë të rëndësishme për këtë vend pune.    

Ju lutemi që të dërgoni dokumentet e skanuara në gjuhën SHQIPE në email: konkurset.oak@gmail.com. Afati i fundit për aplikim është data 01.07.2020