Oda e Afarizmit të Kosovës shpall konkurs për:

 4 praktikantë

Pozita: Praktikantë / Zyrtarë për komunikim me biznese

 Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Komunikimi me bizneset dhe realizimi i takimeve;
  • Ofrimi i përkrahjes administrative dhe teknike për stafin e OAK-së në fushat kryesore të Punës;
  • Ofrimi i kujdesit ndaj anëtarësisë së OAK-së;
  • Ofrimi i shërbimeve për OAK duke përdorur postën zyrtare, postën elektronike, hartim të dokumenteve për takime të ndryshme të organizuar nga dhe për OAK;
  • Asistimi në zgjidhje të problemeve administrative dhe teknike të Odës;
  • Komunikon dhe viziton kompani të ndryshme duke përfshirë edhe klientët potencial;
  • Studimi i projekteve që ndihmojnë udhëheqësin/en për çështje të Odës;
  • Regjistrimi dhe përditësimi në bazat e të dhënave të OAK-së;
  • Kryerja e detyrave të tjera të arsyeshme të cilat kërkohen nga mbikqyrësi gjithnjë sipas rregullores dhe ligjit në fuqi.

Ju lusim që të dërgoni CV dhe letrën motivuese në gjuhën shqipe, në e-mail adresën:   konkurset.oak@gmail.com.

 Afati i  fundit për aplikim është 09.12.2020.