Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK), në bazë të Ligjit të Punës Nr. 03/L-212, Neni 8, shpallë:

 Konkurs

Zyrtar/e për komunikim me biznese

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Komunikimi me bizneset dhe realizimi i takimeve;
  • Ofrimi i përkrahjes administrative dhe teknike për stafin e OAK-së në fushat kryesore të punës;
  • Ofrimi i kujdesit ndaj anëtarësisë së OAK-së;
  • Ofrimi i shërbimeve për OAK duke përdorur postën zyrtare, postën elektronike, hartim të dokumenteve për takime të ndryshme të organizuar nga dhe për OAK-në;
  • Asistimi në zgjidhje të problemeve administrative dhe teknike të Odës;
  • Komunikon dhe viziton kompani të ndryshme duke përfshirë edhe klientët potencial;
  • Harton planet e punës në pajtim me mbikëqyrësin për zbatimin e detyrave të përcaktuara në bazë të objektivave dhe jep rekomandime lidhur me realizimin e tyre;
  • Studimi i projekteve që ndihmojnë udhëheqësin/en për çështje të Odës;
  • Regjistrimi dhe përditësimi në bazat e të dhënave të OAK-së;
  • Kryerja e detyrave të tjera të arsyeshme të cilat kërkohen nga mbikqyrësi gjithnjë sipas rregullores dhe Ligjit në fuqi.
  • Analizon çështjet me interes biznesor;

Kualifikimi dhe përvoja e punës:

  • Diplomë Universiteti në lëmin e ekonomisë, politikave publike, drejtësisë, apo në lëmi tjetër relevante;
  • Përvojë pune në fushat relevante, preferohet shitje, marketing…;
  • Njohuri mbi të bërit biznes në Kosovë, çështjet ekonomike dhe politikat publike;
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike e vlerësuese;
  • Shkathtësi të komunikimit dhe ndërveprimit interpersonal;
  • Njohuri të gjuhës angleze;

Kandidati-ja për pozitën Zyrtar/e për Komunikim me biznese duhet t’i dorëzoj këto dëshmi:

  • CV-në;
  • Letrën e Motivimit;
  • Dëshminë e Kualifikimit Profesional;
  • Dëshminë mbi Përvojën e Punës;
  • Kopjen e ID-së; dhe
  • Referenca të tjera që janë të rëndësishme për këtë vend pune.    

Ju lutemi që dokumentet tuaja t’i dërgoni në gjuhën shqipe, në e-mail adresën: konkurset.oak@gmail.com

Afati i fundit për aplikim është data 02.11.2021.