KONKURS – “Zyrtar/e për komunikim me biznese”

Oda e Afarizmit të Kosovës, Në bazë të dispozitave të Nenit 8, të Ligjit të Punës, shpall:

 KONKURS

Titulli i vendit të punës: “Zyrtar/e për komunikim me biznese”

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Kontaktimi me bizneset;
  • Përgjegjës për inkasim;
  • Përcjell rregullisht gjendjen e anëtareve;
  • Regjistrimi dhe përditësimi në bazën e të dhënave të Odës;
  • Përgatitja e raporteve dhe planeve të punës nga baza javore;
  • Kryerja edhe e detyrave të tjera të arsyeshme të cilat kërkohen nga mbikqyrësi gjithnjë sipas rregullores dhe ligjit në fuqi;

 

Kualifikimi dhe përvoja:

Diplomë Universiteti në lëmin e ekonomisë, administrim biznesi apo në lëmi tjetër relevante;

  • Përvojë pune së paku 3 vite në financa dhe inkasim;
  • Shkathtësi të mira të komunikimit verbal dhe në të shkruar në gjuhën shqipe dhe angleze;
  • Aftësi për të punuar me vet-iniciativë në kuadër të planeve dhe procedurave të përcaktuara;
  • Njohuri shumë të mira të MS Office;
  • Shkathtësi të mira në negocim;
  • Njohuri mbi të bërit biznes në Kosovë dhe politikat publike;

Kandidati-ja për pozitën Zyrtar/e për komunikim me biznese duhet t’i dorëzoi këto dëshmi:

  • CV-në;
  • Letrën e Motivimit;
  • Dëshminë e Kualifikimit Profesional;
  • Dëshminë për Përvojën e Punës;
  • Kopjen e Lejes së Njoftimit;
  • Referenca të tjera që janë të rëndësishme për këtë vend pune;
  • Dëshmi nga Gjykata që nuk jeni nën Hetime;

Ju lutemi dergoni dokumentat të skanuara në odaeafarizmit1@gmail.com. Afati i fundit për aplikim është data 08.02.2019.