Oda e Afarizmit të Kosovës shpall konkurs

 

Për plotësimin e vendit të punës:

Drejtor/eshë ekzekutiv/e

Vendi i punës: Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) – Prishtinë
Adresa: Rr. Pashko Vasa nr. 59
Kohëzgjatja e Punës: 3 muaj me mundësi vazhdimi
Orari i punës: i plotë
OAK-u është në kërkim të një personi që posedon aftësi komunikuese dhe me përvojë pune.

Profili:
• Studime universitare të përfunduara me sukses;
• Aftësi në udhëheqje dhe përvojë pune me staf;
• Njohuri shumë të mira të gjuhës shqipe dhe angleze, në të folur dhe në të shkruar;
• Përvojë pune në një pozitë drejtuese së paku 3 vjet;
• Aftësi për të punuar në grup dhe nën presion;
• Përvoja e punës jashtë vendit është e preferuar.

Detyrat:
• Raportimi i rregullt ndaj Bordit;
• Menaxhimi financiar, planifikimi dhe kontrollimi i buxhetit, sigurimi i financimit nga anëtarësia;
• Menaxhimi i personelit dhe administratës;
• Përgatitja e dokumentacionit për anëtarë (dokumenteve teknike, publikime, prezantime, studime, shkresa manual, etj.);
• Zhvillimi i organizatës dhe stafit, përgatitje dhe zbatim të takimeve të grupeve punuese dhe të Bordit,
• Kujdesi ndaj anëtarëve etj.

Ju lusim që aplikimin tuaj të kompletuar t’a dërgoni në gjuhën shqipe dhe angleze, në e-mail adresën: odaeafarizmit@gmail.com.

Afati i fundit për aplikim :  15.04.2017.