Koreografia Rudina Berdynaj – Jakupi ka vizituar zyret e OAK-ut ku u mirëprit nga anëtari i bordit z.Hysni Zogaj,koordinatorja Donika Gashi dhe Elena Bujupi.

Gjatë këtij takimi z.Hysni Zogaj shpalosi synimet që ka OAK-u për të përmirësuar ambientin afarist në vend. Gjithashtu z.Bërdynaj Jakupi shfaqi interesim për bashkëpunim me
Odën si dhe mundësinë për të qenë pjesë e saj.

Studio Rudina – Balet, Aerobic & Yoga është formuar dhe udhëhiqet nga Rudina Bërdynaj Jakupi,një studio mjaft e suksesshme e cila përveç baletit,zhvillon dhe dy fusha tjera primare, Aerobik dhe Joga.