Përfaqësuesit e Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK) vizituan kompaninë Atlantik Group, ku u pritën në takim nga pronari z. Ayhan Demirkiran. Atlantik Group është njëra prej kompanive lidere për shitjen dhe distribuimin e produkteve të kualitetit të lartë me një gamë të gjerë brendesh në Kosovë.

Gjatë këtij takimi z. Demirkiran u njoftua për punën dhe veprimtarinë e Odës, si dhe u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit mes të dy palëve. z. Mulaj dhe z. Demirkiran u pajtuan që Kosova duhet të krijoj një ofertë më të mirë se vendet e rajonit.

z. Demirkiran falënderoj përfaqësuesit e Odës për vizitën dhe duke qenë njëherit edhe kryesues i Odës Tregtare Kosovaro-Turke, u shpreh i hapur për bashkëpunim, me këtë rast theksoi edhe rëndësinë e nënshkrimit të një memorandum mirëkuptimi mes të dy palëve.

Atlantik Group është partner esencial i shumë bizneseve duke u ofruar atyre distribuim dhe shërbime të tjera në kohën dhe vendin e duhur. Brendet e fuqishme ndërkombëtare, shërbimi i jashtëzakonshëm i konsumatorit dhe rrjetit të furnizimit, janë disa nga veçoritë që e karakterizojnë Atlantik Group.