“KOSOVA – Mundësi për Ndërmarrësi”

Kompania “PRO – KOSOVA SH.P.K.” është duke e realizuar një projekt për prezantimin e ambientit të përgjithshëm biznesor të Republikës së Kosovës – shkrimin e një libri të titulluar “KOSOVA – Mundësi për Ndërmarrësi”, me autorë të librit Ylli Kaloshi dhe Ejup Gojnovci, të dy gazetarë me përvojë mbi dhjetë vjeçare nëpër media vendore e të jashtme.

Me këtë rast në zyret e Odës së Afarizmit të Kosovës u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet: OAK dhe Pro-Kosova SH.P.K”.

Qëllimi i këtij libri është që të njoftohen institucionet e vendit si dhe ato të huaja që veprojnë në vend, bizneset, shoqatat e ndryshme, studentët e masa tjetër e qytetarëve, të gjitha ambasadat e konsullatat e Kosovës nëpër botë, si dhe të gjithë të interesuarit për të mësuar diçka më shumë për vendin tonë, se kush ishte Kosova në të kaluarën e saj ekonomike, cilat janë potencialet e saj për investime të huaja, çfarë pasuri natyrore dhe çfarë potenciale dhe resurse për zhvillim ekonomik ofrojnë të gjitha komunat e Kosovës veç e veç dhe pa dallim, si dhe që të prezantohen ndërmarrjet dhe bizneset e suksesshme nga fusha të ndryshme. Pra,të ofrohen informacione për të kaluarën historike të Kosovës në aspektin ekonomik si dhe informacione për institucionet tona qendrore e lokale, për ndërmarrjet tona publike e komunale dhe ndërmarrjet private, kryesisht prodhuese, eksportuese dhe për ndërmarrjet e bizneset e jashtme që kanë investuar e që operojnë në Kosovë.

Libri ka tre kapituj bazë: Kosovën, Mundësinë ekonomike të saj dhe Ndërmarrësinë.