Krahas pandemisë, pamundësia e eksportit po paraqet një barrier shtesë për bizneset

Bordi i Odës së Afarizmit të Kosovës vizitoi biznesin anëtar Trofta – Istog, ku u pritën në takim nga Hysen Bytyqi.

Qëllimi i këtij takimi ishte njohja nga afër e sfidave me të cilat biznesi po ballafaqohet gjatë kësaj kohe të pandemisë, e cila ka afektuar direkt këtë biznes.

Trofta punëson mbi 120 punonjës, nga të cilët aktualisht janë duke funksionuar në prodhim me kapacitete 60% më të reduktuara.

Aktualisht, janë duke u përballur edhe me barrierat e exportit, sidomos në Maqedoninë e Veriut, ku si pasojë e kësaj po rrezikohet veprimtaria meqë exportohet kryesisht rasadi i peshkut, dhe pamundësia e dërgimit po ndikon edhe në mbipeshën e peshkut, si rezultat i së cilës biznesi deri më tani ka shënuar rreth 1 milionë euro humbje.

OAK disktoi rëndësinë e përkrahjes së biznesve prodhuese, në strategjinë e rimëkëmbjes, si shumë esenciale pas kësaj pandemie