Krasniqi: Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) për më shumë se dy vite ka arritur të ketë 300 anëtarë

Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) për më shumë se dy vite ka arritur të ketë 300 anëtarë.

Kryetar i Bordit të OAK-së, Skender  Krasniqi, tha sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK) se qëllimi i odës është që të jenë sa më afër bizneseve dhe të lobojnë për të përmirësuar klimën e të bërit biznes në Kosovë.

“Është një përshtypje e bizneseve të Kosovës që qeveria dhe kuvendi që nuk po dinë të bëjnë ligje. Kemi rënie të zhvillimit ekonomik, kemi mos rritje të punësimit me nevojën. Këtë vit kemi më pak 18 mijë vende të punës. Janë disa statistika që tregojnë gjendjen reale ekonomike, importi, eksporti dhe punësimi”, tha Krasniqi.

Intervistën e plotë të kryetarit të #OAK, mund ta ndiqni në linkun më poshtë me gazetarin Agron Krasniqi:

Mysafiri i Mëngjesit – Skënder Krasniqi 03.04.2019

Mysafiri i Mëngjesit – Skënder Krasniqi

Posted by RTK on E martë, 2 April 2019