Kryetari i OAK: Ka rritje të shkëmbimit tregtar mes Kosovës dhe Shqipërisë, por jo në mënyrë të kënaqshme

Kryetari i OAK, Skender Krasniqi i ftuar në emisionin STRIKE në Radio Televizionin e Kosovës ( RTK3) tha se ka rritje të shkëmbimit tregtar mes Kosovës dhe Shqipërisë, por jo në mënyrë të kënaqshme.

“Ka shumë mundësi që të kemi rritje të shkëmbimit tregtar, nëse do të kishte rritje më të madhe të intensifikimit tregtar mes dy vendeve dhe zhvillim më të madh”, tha Krasniqi.

Sipas tij duhet të hiqen të gjitha barrierat mes dy vendeve. Ai tha se duhet të kemi strategji për zhvillim ekonomik.

“Ne kemi kërkuar që TVSH-ja për turizëm të ulet në 5 %”, tha ai.

Emisionin e plotë mund ta dëgjoni në linkun më poshtë me gazetarin Altin Ahmetii:

https://www.facebook.com/rtklivecom/videos/2073526176274604?s=1283656144&v=e&sfns=mo