Kryetari i Bordit të OAK-së, Skënder Krasniqi lidhur me zgjedhjet e reja, ka thënë për Arbresh.info se mund të ndërpritet funksionalizimi i disa ligjeve.

“Zgjedhjet e parakohshme do të ndikojnë në ekonominë e vendit për arsye se shumë ligje që nuk kanë qenë funksionale ma herët ishin duke u diskutuar që të ndryshohen siç është ligji për investime strategjike, ligji i punës, ligji për tregti të brendshme, për të cilat Kosova ka nevojë shumë sepse janë në nivel jo të përshtatshëm. Zgjedhjet e reja do ta ngadalësojnë zhvillimin e ekonomisë së vendit, edhe pse ka qenë shumë i ngadalshëm”, ka thënë Krasniqi.

Më gjerësisht prononcimin e Krasniqit gjeni në linkun më poshtë, përgatitur nga gazetarja Agnesa E. Çitaku: https://bit.ly/2GnOfzo

Shpërndaje: