Kryetari i OAK, Skënder Krasniqi kërkon që të funksionalizohet bordi për shqyrtimin e ankesave

Në një prononcim për gazetën “Epoka e re” Krasniqi tha se ekzistimi i Bordit për shqyrtimin e ankesave në të kaluarën i ka ndihmuar bizneset në zgjidhjen më të shpejtë të kontesteve të bizneseve.

“Bizneset vazhdojnë të paguajnë për lëndët që u shkojnë në gjykata dhe presin me vite që të zgjidhen ato. Tani kemi një përpjekje të qeverisë që ta kthejnë këtë bord. Kjo është më shumë një përpjekje simbolike dhe për konsum ditor sesa ta ketë efektin e vet. Andaj, ky bord prapë do të ketë probleme dhe nuk do të mund të funksionojë në formën e njëjtë”, ka thënë Krasniqi, duke shtuar se bordi i mëhershëm ka qenë i pavarur dhe tani po mendohet që të shkojnë përmes Kuvendit dhe t’i dërgojnë njerëzit e tyre. “Mos të harrojmë se grumbullimi i lëndëve është duke e penguar ardhjen e investitorëve të huaj”, ka thënë ai.

Krasniqi ka shtuar se ankesat kryesore të bizneseve janë te mospagesat e rregullta dhe moszgjidhja e lëndëve gjyqësore ekonomike.

Më gjerësisht në linkun më poshtë, përgatitur nga gazetarja Albulena S. Mavraj.

https://www.epokaere.com/bizneset-kerkojne-kthimin-e-bordit-per-shqyrtimin-e-ankesave/?fbclid=IwAR0EJvA-iBl0l13LGvwABTC0QP72M_s0l1eDc95SIfUuMlC0cIELOP5mvx0