KS group i bashkohet OAK – së

Përfaqësuese të Oda e Afarizmit të Kosovës u pritën në takim nga Sokol Kryeziu, pronari i biznesit “KS Group” SH.P.K.Ky takim ishte i karakterit njoftues për shërbimet që OAK ofron për anëtarët dhe vështirësitë që bizneset po hasin, sidomos gjatë periudhës së pandemisë.Kryeziu përgëzoi odën për të arriturat dhe u fokusua tek sfidat me të cilat bizneset prodhuese po përballen e që kanë të bëjnë me kodet tarifore, pagesa e TVSH – së për furnizim me lëndë të parë brenda vendit dhe mungesa e një kompanie që merret me riciklim të mbetjeve të xhamit.Në fund të takimit, Kryeziu theksoi që i bashkohet rrjetit të bizneseve anëtare në OAK.Për më shumë, “KS Group” Sh.P.K. është prodhues i dyerve dhe dritareve nga plastika dhe alumini si dhe bënë perpunimin e xhamit. Deri më tani ka arritur të eksportoj në disa vende të Bashkimit Evropian, me mundësi të zgjerimit të tregut.