Kujtesa po përballet me piratërinë

z. Blerim Selimi njëri ndër aksionarët e kompanisë Kujtesa, priti në takim një delegacion të Odës së Afarizmit të Kosovës, i kryesuar nga drejtori ekzekutiv, z. Ismet Mulaj.

z. Ismet Mulaj i informoj nikoqirët me të arriturat e OAK-së deri më tani si dhe i njoftoj me planet që ka OAK-u për t’a ndihmuar biznesin në Kosovë, sidomos biznesin që vjen nga TIK, sepse ne e konsiderojmë si fushë stretegjike për Kosovën.

Ndërsa z. Selimi tregoi sfidat dhe sukseset nëpër të cilat po kalon Kujtesa, si kompani me renome tani më jo veç në Kosovë por edhe me gjerë. Kujtesa sot po përballet me piratërinë që po i bëhet nga individ apo grupe të caktuara programeve që janë pronë e Kujtesës, duke kritikuar segmentet e drejtësisë që pak po bëjnë në këtë drejtim.

Të dyja palët u pajtuan që të fillojnë bashkëpunimin në interes të gjeneratave të reja dhe që Kosova të jetë vend që jetohet dhe punohet me dëshirë.