LB GROUP i bashkohet rrjetit të bizneseve në #OAK

Përfaqësues të Odës së Afarizmit të Kosovës vizituan biznesin “Eko Pack” SH.P.K., ku u pritën në takim nga pronari Leutrim Bajraktari.Përveç informimit për shërbimet dhe përkrahjen që OAK ofron për bizneset anëtare, gjatë këtij takimi u diskutua edhe kontributi i vazhdueshëm që OAK ka dhënë përmes takimeve dhe kontakteve të vazhdueshme me Institucionet në mënyrë që kërkesat e bizneseve të trajtohen sa më me prioritet, e sidomos gjatë periudhës së pandemisë.Ndër të tjera, u prezentuan edhe rekomandimet e bëra nga OAK për Pakon e Rimëkëmbjes Ekonomike, ku kërkesë kryesore e odës për këtë është që të ketë fokusin maksimal në përkrahje direkte të bizneseve.Bajraktari përgëzoi odën për punën e bërë dhe përkrahu propozimet e bëra nga OAK për pakon e rimëkëmbjes, duke shtuar që nga sot ai i bashkohet rrjetit të bizneseve anëtare.Për më shumë, EKO PACK-LBGROUP ështe lidere në Kosovë në fushën e tregtimit të lëndëve të para për pasticeri, furra buke dhe në fushën e sektorit te paketimit. Është prodhuesi i sukseshëm i paketimit në kapacitet shumë të madhë prodhues të letres dhe kartonit, duke bërë prodhimin e gotave të kartonit dhe ambalazhe për industrinë ushqimore.