Oda e Afarizmit të Kosovës ka me qindra biznese të anëtarësuara deri më tani, ndërsa së fundmi këtyre i’u është shtuar edhe biznesi LELY Sh.p.k.
Përfaqësueset e OAK-së u pritën në takim nga Monika Margilaj pronare e kompanisë, me ç’rast u diskutua rreth Ligjit për pushimin e lehonisë, përkrahjes së gruas në të bërit biznes si dhe të arriturat e LELY Sh.p.k.
LELY Sh.p.k ndodhet në Prizren, Kosovë, e cila është ndërtuar me ndihmën e një investitori të huaj. Kjo kompani ka qenë thelbësore në rritjen e investimeve të brendshme dhe të huaja në Kosovë. Biznesi kryesor i kompanisë është dizenjimi dhe prodhimi i produkteve të zinkut, bakrit, çelikut dhe plumbit për industrinë e ndërtimit. LELY Sh.p.k poashtu zhvillon, prodhon dhe shpërndan sistemet e kullimit të kulmeve dhe zgjidhjet për fasadat dhe kulmet. Produktet e saj janë të njohura mirë në Evropë dhe vendet e Ballkanit.
Për më shumë informacione, klikoni në likun në vazhdim: