“Let’s Do It Kosova” viziton Odën e Afarizmit të Kosovës (OAK)

Sot, një grup i të rinjve vullnetarë të organizatës “Let’s Do It Kosova”, të prirë nga z. Luan Hasanaj vizituan Odën e Afarizmit të Kosovës, ku u pritë nga drejtori ekzekutiv. z. Ismet Mulaj.

Në këtë takim u diskutua rreth mundësive të bashkëkpunimit ndërmjet biznesit dhe dhe të rinjve të Kosovës.

Vullnetarët u njoftuan qëllimin dhe misionin e OAK-ut si dhe për aktivitetet që ka paraparë për vitin 2018.

Po ashtu, në këtë takim u dakorduam që t’i intensifikojmë aktivitetet e përbashkëta vullnetare për një Kosovë më të pastër, ku rol të rendësishëm do të këtë edhe biznesi.