Ligji për Mbrojtjen e Sinjalizuesve, i paqartë për bizneset dhe qytetarët

Që rendi, disiplina dhe funksionimi i shtetit të jetë ashtu si duhet, janë një mori ligjesh të cilat ndikojnë si fasilitator në këto procese.  Andaj kryetemë e takimit  në mes Odës së Afarizimit të Kosovës (OAK) dhe Lëvizjes “FOL”, ishte informimi i bizneseve por edhe të vetë qytetarëve lidhur me Ligjin për Mbrojtjen e Sinjalizuesve.

Duke pasur parasysh se për bizneset por edhe për vetë qytetarët ky ligj mund të jetë  i pakuptueshëm dhe i pa dëgjuar, OAK ka shprehur gaditshmërinë e plotë për të përkrahur Lëvizjen “FOL” në organizimin e një punëtorie.

Në këtë punëtori do të jenë të prezente biznese të ndryshme, nga e gjithë Kosova. Me këtë rast, do të ipen informata të hollësishme, për këtë ligj.