Oda e Afarizmit të Kosovës me kënaqësi prezenton biznesin e radhës që i besoi misionit të odës, Liriu, me seli në Suharekë. 

Gjatë takimit me pronarin Selman Kolgeci dhe menaxherin e inxhinierin Korab Elshani, diskutimi u orientua tek disa ndër shqetësimet kryesore të biznesit, siç janë Ligji i Prokurimit Publik, mos themelimi i bordit të OSHP-së, shkollat profesionale dhe ngritja globale e çmimeve.

N.SH Liriu funksionon nga viti 2012 dhe merret me projektim, ekzekutim, konsultim dhe mbikëqyrje, sinjalizime horizontale dhe vertikale, sinjalizime ndriçuese – portale, ekspertiza të aksidenteve, ekzekutim të punëve ndërtimore etj.

OAK i uron mirëseardhje biznesit Liriu me besimin që bashkëpunimi do të jetë mjaft frytdhënës, me ç’rast shumë çështje do të shtyhen përpara.