Mabeko Group i bashkohet rrjetit të anëtarëve të Odës së Afarizmit të Kosovës

Mabeko Group, me pronarin Z.Bashkim Prelvukaj u takua me përfaqësueset e OAK- së në Pejë.

Gjatë takimit ku në fokus të bisedës ishte ballafaqimi i sektorit privat me Covid -19, me Z.Prelvukaj po ashtu u diskutua edhe për mungesë të kuadrit profesional në Komunën e Pejës e më gjërë, por dhe sfidat e shumta në industrinë e prodhimit.

Mabeko Group, është fabrikë për prodhimin e gypave të ventilimit dhe klimatizimit, të gjitha kanaleve dhe elementeve katërkëndore dhe spirale. https://mabekogroup.com