MAGRA AUSTRIA viziton OAK-un

Misionit të OAK-ut s’ka si t’i mungoj edhe sektori i turizmit në vend, i cili po ashtu përballet me probleme të shumta, pavarësisht potencialit të mbarëditur, që ka Kosova për zhvillimin e turizmit.

Pronari i ekohotelit Hotel Magra Austria, Skender Thaçi ka vizituar sot zyret e OAK-ut, ku ëshë takuar me drejtorin ekzekutiv, Ismet Mulaj dhe Rrezarta Rama, zyrtare për komunikim me biznese.

Skender Thaçi, krahas rëndësisë që i falë binzesi i tij, jo vetëm Rugovës por edhe sektorit të turizmit në përgjithësi, ka shpalosur edhe problemet me të cilat përballet ky biznes dhe sektori i turizmit në përgjithësi.

Zbritja e TVSH-së për bizneset që zhvillojnë veprimtari në fushën e turizmit, ishte një nga kërkesat kyçe që ka Hotel Magra Austria.

Pronari i Hotel Magra Austria, Skënder Thaçi gjithashtu tha se është shumë i rëndësishëm vetëdijësimi institucional për turizmin në vend, duke thënë që përkrahja për turizmin mund të filloj nga vet institucionet, të cilat do të duhej t’i shfrytëzonin potencialet e brendshme, përpara atyre të jashtme. Në vend se të zhvillojnë udhtime zyrtare e trajtime jashtë vendit, ato do të duhej të organizoheshin brenda vendit dhe në këtë mënyrë do kontribuonin që fondet të derdheshin brenda vendin, e jo jasht tij.

Drejtori i OAK-ut, Ismet Mulaj tregoi se turzimi me gjithë potencialin që ka Kosova, ka rëndësi të madhe ekonomike dhe se Oda e Afarizmit të Kosovësështë e gatshme për të adresuar problemet e sektorit të turizmit në organet gjegjëse.

Palët u dakorduan për thellim bashkëpunimi dhe përfaqësim e adresim nga ana e OAK-ut, të problemeve që u shpalosën në këtë takim.

Ndryshe sipërmarrja familjare Hotel Magra Austria është një ekohotel natyror. Ai ngrihet në mes të një peisazhi mahnitës, në një lartësi 1450m mbi nivelin e detit dhe vetëm 115 km larg nga Prishtina.