Malushaj i bënë thirrje Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale ta pranoj ofertën e bizneseve për diskutim të ligjit të punës/RTK

Anëtari i Bordit të OAK-së, Hamdi Malushaj i ftuar në emisionin Subvencion të RTK-së, të flas për ligjin e punës dhe pagën minimale.

Malushaj tha se ligjet janë bazament i zhvillimit ekonomik. Femra duhet të mbështetet në shoqëri përmes ligjit dhe të marrë përsipër shteti në të gjitha fazat e veta.

Në fund Malushaj i bëri thirrje Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale që ta pranoj ofertën e bizneseve për diskutim të ligjit të punës.

Në linkun më poshtë gjeni debatin e plotë me gazetarin Behxhet Begu.