Zyrtaret e Odës së afarizmit të Kosovës pritën në takim pronaren e kompanisë Manaj & Associates, znj.Florije Manaj Zogaj.
Koordinatorja e OAK-së, Qëndresa Ibrahimi prezantoi shërbimet e odës, aktivitet dhe mundësitë e shumta të bashkëpunimit që ofron për bizneset.
Ndërsa pronarja e Manaj & Associates, znj.Florije Manaj Zogaj prezantoi kompaninë e saj të specializuar në ofrimin e shërbimeve juridike dhe mbrojtjen e duhur ligjore në këtë lëmi, si dhe trajnim të stafit të kompanive të ndryshme.
Në fund të takimit pronarja e Manaj & Associates me qëllim të thellimit të bashkëpunimit mes vete, shprehi gatishmërinë të bëhet pjesë e Odës së Afarizmit të Kosovës
Për më shumë rreth shërbimeve të Manaj & Associates mund informoheni përmes profilit në Facebook: https://www.facebook.com/manaj.associates/