MEL Engineering anëtarë në OAK

Në zyret e Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK) u mirëprit Naim Mahmutaj, pronari i biznesit MEL Engineering.

Kryetari i bordit të OAK-së Skënder Krasniqi njoftoi më detajisht lidhur me shërbimet që oda ofron për bizneset anëtare dhe përkushtimin e madh në shtyrjen para të çdo kërkese që bizneset adresojnë.

Krasniqi theksoi se OAK fokusohet në katër shtylla kryesore, e që kanë të bëjnë me avokimin, trajnimin, shërbimet e ndryshme biznesore dhe rrjetëzimin.

Mahmutaj përgëzoi OAK-në për punën e bërë derimë tani, duke shtuar që nga sot MEL Engineering do t’i bashkohet misionit të OAK-së duke qenë pjesë e saj.