MEMORANDUM I MIRËKUPTIMIT DHE I BASHKËPUNIMIT

Më 22 Qershor 2017, është nënshkruar memorandum mirëkuptimi dhe bashkëpunimi në mes të Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK) dhe  Shoqatës për Teknologji të Informacionit dhe të Komunikimit të Kosovës (STIKK).

Ky memorandum do të sjell një koordinim të aktiviteteve, të cilat do të kenë ndikim në politik-bërje dhe vendimmarrje që ndërlidhen me qëllimet kryesore të të dy palëve. Do të shkëmbejnë përvojat dhe për të siguruar qasjet sistematike ndaj problemeve të identifikuara me qëllimet kryesore të të dy palëve.

OAK dhe STIKK do të asistojnë, promovojnë, përkrahin dhe të ngritin nivelin e bashkëpunimit reciprok në mes tyre dhe të anëtarëve të tyre, në mënyrë që të ketë zhvillim të përgjithshëm ekonomik.