Mercurius Consulting viziton OAK-në

Në zyret e Odës së Afarizmit të Kosovës u mirëprit Shkumbin Ibraimi, pronar i Mercurius Consulting.

Qëllim i këtij takimi ishte informimi lidhur me shërbimet që OAK ofron për bizneset anëtare. Ndër të tjera, anëtari i bordit të OAK-së Hysni Zogaj theksoi që arsyeja kryesore e themelimit të Odës së Afarizmit të Kosovës është mbrojtja e interesave të bizneseve anëtare.

Ibraimi përgëzoi odën për punën që ka bërë deri më tani, me qëllim të krijimit të një mjedisi sa më të favorshëm të të bërit biznes në vend. Ibraimi u fokusua në pikat kyçe të cilat duhet të ndryshohen në menaxhimin e biznesit, në mënyrë që ato të kenë sukses.

Në fund të këtij takimi të dyja palët lanë të hapura mundësitë e bashkëpunimit.

Për më shumë, Mercurius Consulting ofron shërbime profesionale ndër të cilat përfshihen: rekrutimi, analizë të kapacitetit për rritje dhe zhvillim, ristrukturim të kompanisë, trajnime për drejtorë dhe menaxherë, plan për ndarjen e aksioneve me punëtorë.