Ministri Reçica priti përfaqësuesit e Odës së Afarizmit të Kosovës

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale z. Skënder Reçica, priti sot në një takim kryetarin e Odës së Afarizmit të Kosovës, z. Skënder Krasniqi dhe drejtorin ekzekutiv z.Ismet Mulaj.

Gjatë këtij takimi u bisedua për mundësitë e bashkëpunimit me MPMS-në, për të krijuar vende të reja pune, në mënyrë që të zvogëlohet numri i punëkërkuesve dhe mundësia e zvogëlimit të familjeve me asistencë sociale.

Nga Oda e Afarizimit të Kosovës kërkoi që të bëhet riaftësim i fuqisë punëtore, që të jenë në përputhje me kërkesat dhe profilet e tregut të punës dhe Odës së Afarizmit të Kosovës.

U elaboruan edhe çështje të tjera rreth problematikave me rastet e shkeljes së të drejtave të biznesit, si dhe u diskutua rreth pushimit të lehonisë.

Ministri Reçica i ofroi bashkëpunim Odës së Afarizmit të Kosovës për temat dhe qëllimet e përbashkëta.