M&NL Consulting viziton zyret e OAK

 

 

Oda e Afarizmit të Kosovës gjatë ditës së sotme u vizitua nga Minivere Idrizi, drejtore në Kompaninë M&NL Consulting. Ky ishte një takim njoftues në mes OAK dhe M&NL Consulting.

Kryetari i bordit të OAK, Skender Krasniqi gjatë këtij takimi prezantoi aktivitetet dhe shërbimet të cilat Oda e Afarizmit të Kosovës i ofron për bizneset.

Ndërsa Minivere Idrizi nga M&NL Consulting prezantoi shërbimet që ofron  M&NL Consulting, duke theksuar që bashkëpunimi me Odën e Afarizmit të Kosovës është i mirë se ardhur.

Për më shumë: Kompania M&NL Consulting ofron Shërbime Konsulente për standardet ISO.

Në fund të takimit të dy palët lan të hapura mundësitë e bashkëpunimit.

Në këtë takim OAK  u prezantua nga: Kryetari i Bordit Skender Krasniqi, anëtari Hysni Zogaj dhe zyrtarja, Mirjeta Shala.