Listës së gjatë të bizneseve anëtare të cilat janë pjesë e Odës së Afarizimit të Kosovës (OAK), së fundmi i është bashkuar edhe  Mobileria “Devolli Design”.

Zyrtarët e Odës së Afarizimit të Kosovës (OAK), u pritën në takim  nga z.Agon Devolli pronar i kompanisë me ç’rast diskutuam rreth problemeve me të cilat po ballafaqohet biznesi në Kosovë.

Mobileria “Devolli Design ka një përvojë më shumë se 40 vjeçare në tregun kosovar, ku kanë arritur që me profesionalizëm dhe përpikmëri të përpunojmë të gjitha llojet e drurit dhe të punojnë në projekte moderne në fushat si: enterier, punë individuale, dekorime dhe detale, mobilim të shtëpive dhe ndërtesave, kuzhina, dhoma fjetje, paradhoma, enterier, shkallë druri, si dhe punë tjera sipas kërkesës.   

Puna unike, kualiteti, dhe cilësia e produktit,  janë vlera pa kompromis dhe shtyllat bazë mbi të cilat kompania krijojnë marrëdhëniet me klientët.

Më shumë informacione rreth mobilerisë mund të gjeni përmes linkut në vazhdim:

https://www.facebook.com/devollidesign/photos/a.1727642027495079/1914987588760521/