Mungesa e Energjisë Elektrike dhe përkrahjes nga ana KEDS-it është duke dëmtuar rëndë bizneset

 
 
Ndër shumë probleme me të cilat përballen bizneset e kësaj komune ishin mungesa e madhe e energjisë elektrike e cila po i shkakton humbje të mëdha bizneseve, dhe si pasojë e mungesës së reshjeve nuk janë realizuar të mbjellurat sa duhet, u tha ndër të tjera në takimin që Oda e Afarizmit të Kosovës realizoi me Kryetarin e Komunës së Malishevës, Ragip Begaj.
 
Gjatë takimit anëtari i Bordit të #OAK, Hysni Zogaj falënderoi Kryetarin Ragip Begaj për pritjen si dhe i prezantoi atij shërbimet dhe aktivitetet që Oda e Afarizmit të Kosovës ofron.
 
Në anën tjetër Kryetari i Komunës së Malishevës Ragip Begaj, e përgëzoi Oden e Afarizmit të Kosovës për misionin e saj të rëndësishëm dhe për vizitën atje. Z.Begaj ndër shumë probleme me të cilat përballen bizneset e kësaj komune theksoi si problem qenësor mungesën e madhe të energjisë elektrike e cila po u shkakton humbje të mëdha bizneseve. Sa i përket energjisë elektrike, me theks të veçantë është potencuar, se në Malishevë ka qenë e planifikuar të ndërtohet transformatori 110 kv, pasi mos ndërtimi i tij deri më tani, rrjedhimisht e vështirëson punën e bizneseve në Malishevë. Njëherësh, kryetari potencoi se nuk ka të mbjella sa duhet ngase mungojnë reshjet.
 
Zogaj u interesua edhe për çështje të tjera të këaj komune, ndër to për numrin e vogël të femrave të punësuara në këtë komunë.
 
Lidhur me këtë, kryetari Begaj njoftoi që tani ka përmiresime dhe se janë punësuar 7 (shtatë) drejtore të reja femra në shkollat e Malishevës.
 
Ai po ashtu përmendi punësimin e tre personave me aftësi të kufizuara në Komunën e Malishevës, dy meshkuj dhe një femër.
 
Ndërsa Kryetarja e Shoqatës së Bizneseve të Komunës së Malishevës, Adelina Berisha shprehi shqetësimin për vjedhjen që po i bëhet kohët e fundit bizneseve në këtë anë.
 
Në fund të këtij takimi Komuna e Malishevës dhe Oda e Afarizmmit të Kosovës lan të hapura mundësitë e bashkëpunimit.
 
Në këtë takim Oda e Afarizmit të Kosovës u përfaqësua nga: anëtari i bordit të OAK, Hysni Zogaj dhe zyrtaret Mirjeta Shala dhe Rreze Cana.
 
Kryetari njoftoi se për çështjen e vjedhjes së bizneseve kishte takuar Komandantin e Policisë, Hazir Berisha.