Në mesin e anëtarëve të Odës së Afarizmit të Kosovës, u bashkangjit dhe biznesi për prodhim të ushqimit të kafshëve Poppins PetFood, kështu duke i besuar punës dhe vizionit të #OAK-së.

Poppins Petfood me seli në Lipjan, merret me prodhimin e ushqimit të kafshëve kryesisht për qenë dhe mace, prodhimi i të cilit është i aprovuar nga AUVK. Duhet theksuar që ky biznes ka shprehur rëndësi ndaj përgjegjësive sociale, duke bashkëpunuar me Komunën e Prishtinës për implementimin e pikave ushqyese për qentë endacak.Për më shumë vizitoni webfaqen: http://www.poppins.biz/