Në takimet e radhës me bizneset e komunës së Podujevës, zyrtarët e OAK-së takuan menaxherin e Restaurant “Liqeni” Batllavë z. Mustaf Toshi.

Qëllimi i këtij takimi ishte njoftues për të dy palët ku u diskutua për punën dhe misionin e OAK-së, avokimin dhe lobimin për çështjet që janë me interes për bizneset.OAK jashtëzakonisht e interesuar për të mbajtur takime me sektorin e gastronomisë për të gjetur gjuhë të përbashkët të bashkëpunimit për rikëmbje ekonomike në këtë periudhë pandemie, duke qenë ndër sektorët më të atakuar.Në fund të takimit palët lanë mundësitë e hapura për bashkëpunim.