Në zyret e Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK) u mirëprit në takim Ambasadori i Kosovës në Bullgari Edon Cana.

Ky takim ishte i karakterit njoftues mes palëve, ku u diskutua rritja e bashkëpunimit, tërheqja e investitorëve, shkëmbimi i përvojave dhe praktikave më të mira.Ndër të tjera si pikë kyçe u theksua realizimi i takimeve biznesore përmes Ambasadës duke ndikuar kështu në rritjen e sigurisë dhe kredibilitetit.OAK ndër prioritetet e saj ka krijimin e linjave të komunikimit për ndërlidhje të bizneseve.