Në zyret e Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK) u pritën në takim përfaqësuesit e National Council for Economic Development Dita Dobranja dhe Gent Nushi.

Gjatë këtij takimi u diskutua rreth sfidave me të cilat janë duke u ballafaquar operatorët ekonomik si rezultat i pandemisë dhe idetë për të operuar më tutje.Me këtë rast OAK shpalosi prioritetet kyçe dhe propozimet për sektorin privat, në mënyrë që të kemi një Pako substanciale të Rimëkëmbjes Ekonomike.