Nënshkrim Memorandumi

Të nderuar biznese dhe qytetarë,

Sot, Autoriteti i Konkurrencës i përfaqësuar nga kryetari Valon Prestreshi nënshkroi memorandumin e mirëkuptimit me Odën e Afarizmit të Kosovës e përfaqësuar nga kryetari Skënder Krasniqi.

Ky memorandum ka për qellim, koordimin e aktiviteteve të përbashkëta për sa i përket konkurrencës në Kosove e që ndërlidhet me qellimet kryesore të të dy palëve. Për shkembimin e përvojave dhe për të siguruar qasje sistematike ndaj problemeve të identifikuara gjatë punës së përbashkët.

AKK dhe OAK si ofrues të përbashkët të këtyre shërbimeve dhe nxitës për një ambient më të mirë ekonomik, pajtohen se do t’iu ofrojnë partneritet konstruktiv institucioneve qeveritare vendore dhe ndërkombëtare në avancimin dhe ngritjen e standardeve drejt integrimit ekonomik të vendit me BE.