Festa e 28 Nëntorit, këtë vit po shënon e zbehur, kjo për shkak të gjendjes së ndodhur nga tërmeti që goditi Shqipërinë tonë.

Andaj, Oda e Afarizmti të Kosovës ndanë dhembjen me popullin shqiptar duke uruar që sa më shpejtë të tejkalohet kjo gjendje, dhe familjet e të prekurve dhe gjithë shqiptarët të nisin jetën normale.

28 Nëntori, Dita e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, është simbol i lirisë, i bashkimit të shqiptarëve dhe vlerave të patjetërsueshme të kombit tonë, që sot dëshmojmë për njëri-tjetrin.

Urojmë 28 Nëntorin, të gjithë shqiptarëve, duke kujtuar sakrificën e të parëve tanë, të cilët kanë punuar fortë që ne sot ta gëzojmë këtë ditë madhështore.

Gëzuar, 28 Nëntorin!