Duke qenë importuesi më i madh i farave dhe i pesticideve, e mbulon Kosovën dhe Shqipërinë, problemi që has është fakti që në të gjitha shtetet kur të hyjë një farë ajo testohet në Evropë, andaj pse në Kosovë duhet ta bëjmë testimin e një fare që është e pranuar?

Testimi duhet të bëhet në regjionin e Pejës për dy vite dhe pastaj të shitet e të mbillet, edhe pse instituti i Pejës nuk ka qenë i akredituar t’i bëjë analizat e materialit fidanor, tha Zogaj.

Problemi tjetër ka të bëjë me regjistrimin e preparateve kimike në Ministrinë e Bujqësisë. Ku në ligj shkruan se çdo preparat kimik që është i regjistruar në Bashkësinë Evropiane mund të hyjë në listën e tregtimit të preparateve kimike edhe në Kosovë, për arsye se ato janë të testuara edhe në BE, mirëpo një gjë e tillë nuk po zbatohet.

Gjithashtu Zogaj theksoi edhe faktin që si biznes që merren me inputet e Bujqësisë, në të gjitha pikat doganore egziston një fitopatolog që i ka marrë, i ka testuar dhe e ka treguar rezultatin shpejtë ndërsa tani duhen 5-7 ditë derisa ta tregojnë rezultatin. Fitopatologët duhet të jenë në gjendje të gatshme për të shërbyer gjithnjë e jo të jenë diku tjetër kur vjen malli për testim.

Refki Zogaj nga kompania Agronomi Shpk theksoi që kjo kompani vepron në Shqipëri dhe Kosovë, mirëpo në Kosovë është shumë e vështirë të bëhet biznes. Duke qenë importuesi më i madh i farave dhe i pesticideve, e mbulon Kosovën dhe Shqipërinë, problemi që has është fakti që në të gjitha shtetet kur të hyjë një farë ajo testohet në Evropë, andaj pse në Kosovë duhet ta bëjmë testimin e një fare që është e pranuar?