Njoftim afaristëve, për lirimet në import

Të nderuar afaristë,

Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) ju njofton që Ministria e Financave ka marrë vendim që të vazhdohet validiteti i autorizimeve të lëshuara nga Komisioni për Lirime në Import për bizneset prodhuese me efekt zbatimi deri me datën 31.12.2019, shtyhen me automatizëm dhe do të jenë valide deri më datën 31.03.2020.

Kjo shtyerje e afatit vie si rezultat i kërkesave të shumta që vijnë nga subjektet prodhuese për pajisje me autorizime për lirim të lëndës së parë.

Bizneset duhet të ri-aplikojnë për pajisje me autorizime të reja, më së largu deri më 31.03.2020, pasiqë të gjitha aplikimet e mëvonshme nuk do të merren parasysh.

Për më shumë detaje, ju lutemi të ju referoheni vendimit të bashkëngjitur.