Në zyret e Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK) u prit në takim Hazbije Qeriqi, zyrtare e lartë për komunikim me publikun në kuadër të Agjencisë së Statistikave të Kosovës.

Qëllim i këtij takimi ishte informimi më i detajuar për Agjencinë e Statistikave të Kosovës (ASK), platformën dhe të dhënat që kjo agjenci publikon, duke marrë parasysh që ASK është pikë referuese e shumë krahasimeve që Oda e Afarizmit të Kosovës vazhdimisht i realizon.

Ndër të tjera gjatë këtij takimi u diskutuan edhe mundësitë për thellim të bashkëpunimit ndërmejt Odës së Afarizmit të Kosovës dhe Agjencisë së Statistikave të Kosovës, në raport të qasjes në të dhënat e nevojshme gjatë hartimit të raporteve të ndryshme krahasuese me vendet e rajonit.