OAK: BSPK duhet të jetë zëri i punëtorëve, jo i Qeverisë

Oda e Afarizmit të Kosovës është shumë e shqetësuar nga deklarata e Kryetarit të BSPK-së i cili kërkon që pushimi i lehonisë të paguhet 6 muaj nga punëdhënësi me 70% të pagës bazë, 3 muaj nga Qeveria 100% dhe 3 muaj pa pagesë ashtu siç është tani.

OAK kërkon nga BSPK – Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës dhe gjithë faktorët e tjerë që të përkrahin propozimin që Qeveria të marrë përsipër 100% pagesën e lehonisë ashtu siç e kanë marrë të gjitha shtetet e rajonit, që do të ndikoj në rritjen e punësimit të femrave.

Statistikat shumë shqetësuese të cilat OAK ka siguruar, tregojnë një shkallë shumë të ulët të punësimit të gjinisë femërore, me vetëm 12% (nga 600.000 femra në moshë pune vetëm 70.000 janë të punësuara) në krahasim me 48% të meshkujve dhe kjo shkallë e ulët e papunësisë vjen si pasojë e ligjeve të papërshtatshme që kemi.

Oda e Afarizmit të Kosovës kohë më parë ka marrë iniciativën për ndryshim të Ligjit të Punës konkretisht për Pushimin e Lehonisë që të mbulohet 100% nga shteti, ashtu siç e kanë edhe shumë vende të rajonit dhe Evropës, e cila ndikon në rritjen e punësimit të femrave.

OAK për këtë çëshjte ka realizuar takime me zyrtarët qeveritar duke filluar nga Kryeministri i Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj, Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës Kadri Veseli, zëvendëskryeministrin Fatmir Limaj, Ministrin e Ministrisë së Financave. Bedri Hamza, Ministrin e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale Skënder Reçica, Ministrin e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka dhe me BSPK – Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës, të cilët kanë premtuar mbështetje në këtë drejtim.

 Linku i deklaratës së kryetarit të BSPK-së nga minuti 19:00:

IMAZH – PAKËNAQËSITË SOCIALE, LIGJI I PAGAVE 11.02.2019

IMAZH – PAKËNAQËSITË SOCIALE, LIGJI I PAGAVE

Posted by RTK on E hënë, 11 Shkurt 2019