Diskutimi për barrierat me të cilat përballen bizneset e sektorit të ndërtimit dhe cilësia e produkteve të tyre ishte qëllimi i takimit të përfaqësuesve të Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK) me përfaqësuesit e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, përkatësisht Departamentin e Industrisë, Drejtorinë e Akreditimit, Inspektoratin e Tregut dhe Divizionin për Infrastrukturë të Cilësisë.

Pas takimeve të përbashkëta me bizneset e sektorit të ndërtimit dhe atyre të prodhimit materialeve ndërtimore, Oda e Afarizmit të Kosovës ka identifikuar disa probleme me të cilat po përballen bizneset e këtij sektori dhe ka deleguar shqetësimin e tyre tek digasteret përkatëse, në mënyrë që bashkarisht të diskutohen edhe alternativat e zgjidhjes.

Një çështje shumë e rëndësishme që kanë ngritur përfaqësuesit e sektorit të ndërtimit në OAK, është kontrollimi i cilësisë së produkteve që ata blejnë dhe pajisja e tyre me çertifikatë të konformitetit, sa i përket performancës së atyre produkteve, andaj u kërkua nga MTI dhe Inspektoriati që monitorimet në terren të jenë më të shpeshta dhe më strikte.

Përfaqësuesit e MTI-së, të cilët e mirëpritën këtë takim duke theksuar se janë të hapur për takime me organizata të bizneseve, dhe të trajtojnë shqetësimet që janë ngritur nga bizneset e të cilat janë në domenin e kësaj ministrie.

Palët u dakorduan që shqetësimet e bizneseve të sektorit të ndërtimit dhe të prodhueseve të betonit, do t’i kenë parasysh dhe do të punojnë në zgjidhjen e çështjeve të adresuara.