Oda e Afarizmit të Kosovës në bashkëpunim të ngushtë me bizneset anëtare ka vendosur që për festat e fundvitit të shpërndaj dhurata tek institucionet e vendit, ambasadat, krerët e partive politike dhe partnerëve të tjerë me të cilët bashkëpunojmë.

Bizneset të cilat dhanë kontribut në këtë inciativë të OAK-së ishin: Dauti – Komerc, EGI Group, Industria e Mishit Calabria “Natura”, Bylmeti, Albad, Mc Unit, Sedefi Commerce, Pelini’s, Bibita, Spirit of Drini | Ujë Mineral – Premium.

Përderisa secili nga bizneset vendosi që të ndajë një sasi të produkteve të cilat prodhojnë për t’i shpërndarë me rastin e festave të fundvitit. Ne jemi të lumtur për faktin se në vendin tonë kemi kompani prodhuese që pavarësisht vështirësive që kanë po i’a dalin të funksionojnë jashtzakonisht mirë.


Ne si OAK jemi falënderues bizneseve tona të cila mbështetën fuqishëm këtë inciativë!


Urojmë që viti 2021 të jetë vit i mbarë për secilin prej jush.


Gëzuar për shumë mote…