Përfaqësuesit e Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK) pritën në takim Atashehun për çështje Ekonomike në Ambasadën Bullgare z. Atanas Enchev.

Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi lidhur me mundësitë e bashkëpunimit sa i përket ndërlidhjes së bizneseve dhe vendosjes së kontakteve në mes të biznesve të Kosovës dhe Bullgarisë.

Enchev u njoftua detajisht në lidhje me aktivitetet dhe shërbimet e OAK-së dhe përgëzoi për punën që Oda është duke bërë.

Të dy palët theksuan rëndësinë e krijimit të linjave të komunikimit mes bizneseve të të dyja vendeve, si për çështjet e eksportit ashtu edhe të importit. Gjithashtu u diskutua edhe mundësia e realizimit të një takimi të përbashkët në mes të OAK-së dhe Odës Ekonomike Bullgare.

Në këtë takim OAK u përfaqësua nga: Skender Krasniqi kryetar bordi, Arsim Selmonmusaj nënkryetar, Diamant Elshani sekretar bordi, Lulzim Begaj anëtar bordi, Qendresa Ibrahimi dhe Vanesa Gashi zyrtare në OAK.