OAK falënderon MBPZHR për zgjidhjen e një problemi, kërkon zgjidhjen e të tjerave

Kujtojmë që OAK së bashku me bizneset ka lobuar dhe është duke lobuar vazhdimisht në ndryshim plotësimin e udhëzimeve administrative, të cilat ka më shumë se 10 vite që janë duke i dëmtuar bizneset e sektorit të bujqësisë, blegtorisë, minierave, turizmit dhe investimeve.Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) falënderon Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Besian Mustafa për plotësim ndryshimin e Udhëzimit Administrativ (MBPZHR) – NR. 01 / 2020, për ndryshimin dhe plotësimin e udhëzimit administrativ nr. 10/2010 për ndryshimin dhe plotësimin e udhëzimit administrative Nr. 41/2006 për ndërrimin e destinimit të tokës bujqësore duke kërkuar që edhe këto të ndryshohen më mirë në interes të zhvillimit të vendit.Me këtë iniciativë, kufizimi i hapësirës prej 5 ha rritet në deri 20 ha si dhe kufizimi i kohëzgjatjes së licencave nga 5 vite rritet në përputhje me licencat e lëshuara nga KPMM.OAK kërkon nga MBPZHR që të procedojë sa më parë në Parlament Projektligjin për Pyje i cili do të kontribuonte në eleminimin edhe të barrierave të tjera të cilat hasin bizneset e këtyre sekotrëve gjatë operimit të tyre.Kërkesa të tjera të OAK-së për zgjidhje të problemeve biznesore ështa ulja e kostos së qirasë prej 2000 euro për ha në vit, që është shumë e lartë si dhe rregullimi i çështjes që mos të bëhen dy sigurime për të njejtën sipërfaqe, pasiqë momentalisht bizneset detyrohen të paguajnë sigurimin në APK dhe në KPMM, pasiqë nxjerrja e dy garancioneve të ndryshme bankare krijon shpenzime të dyfishta dhe të pa nevojshme për operatorët ekonomike.OAK do të lobojë vazhdimisht për propozimin e alternativave për zgjidhjen e problemeve me të cilat ballafaqohen bizneset dhe në mënyrë që bashkarisht të tejkalohen barrierat të cilat hasin operatorët ekonomik.