#OAK fillon fazën e implementimit të projektit “Ndikimi ekonomik dhe pasojat e krizës nga pandemia Covid-19” financuar nga #WBF

Oda e Afarizmit të Kosovës (#OAK) në partneritet me Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore (#OEMVP) dhe Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Vlorë (#CCIVlora) filluan fazën e implementimit të projektit nga Western Balkans Fund.Projekti synon të kontribuojë në rritjen e bashkëpunimit rajonal dhe forcimin e kohezionit në rajonin #WB6, e sidomos në këto rrethana të pandemisë.Takimi i parë mes partnerëve u realizua në Vlorë, me qëllim që partnerët të kuptojnë më mirë detyrat e secilit në identifikimin e ndikimit të masave të mbrojtjes ndaj #COVID19, sa ka ndikuar në ekonominë dhe performancën e biznesit në të gjitha palët kontraktuese në Rajon, si dhe pasojat e krizës. Pjesë e këtij takimi ishin financuesit e projektit nga WBF Dafina Beqiri dhe Dijana Spalevic të cilat theksuan që prioritet i këtij fondi është zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik dhe rritja e bashkëpunimit reciprok në vendet e rajonit.Të gjitha informacionet dhe gjetjet e mbledhura do të paraqiten në një konferencë të përbashkët rajonale që do të mbahet në Prishtinë.