OAK fituese projektit rajonal nga Fondi i Ballkanit Perëndimor

Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) mori pjesë në Seminarin e organizuar në Tiranë nga Western Balkans Fund, ku me këtë rast u zhvillua edhe ceremonia e dhënies së granteve, nga të cilat OAK është njëra ndër 24 projektet fituese të thirrjes së dytë të fondeve WBF.

Ky projekt ka për synim organizimin e Konferencave rajonale, me qëllim të rritjes së bashkëpunimit të bizneseve në mes të vendeve të rajonit dhe promovimin e vlerave të përbashkëta.

Ceremonia e ndarjes së granteve është zhvilluar në prani të zyrtarëve të lartë nga ministritë e Jashtme nga 6 vende të Ballkanit Perëndimor, ku gjithashtu pjesëmarrës ishin edhe përfaqësues nga misione diplomatike, organizata të shoqërisë civile, partnerë dhe bashkëpunëtorë.

Në këtë Seminar, #OAK u përfaqësua nga Kryetari i bordit Skender M Krasniqi dhe Sekretari i bordit Diamant Elshani.