OAK, ftoi në takim shefat e Grupeve Parlamentare

Oda e Afarizmit të Kosovës ka mbajtur një prononcim  për media pas mospjesëmarrjes në takimin e ftuar nga OAK të shefave të Grupeve Parlamentare për të diskutuar për mos kalimin e Pakos së Rimëkëmbjes Ekonomike.

Kryetari i OAK-se Skënder Krasniqi ka thënë se në këtë takim, Shefat e Grupeve Parlamentare janë ftuar për diskutim pas takimit të përbashkët me bizneset nga të cilët është kërkuar që të aranzhohet takim urgjent me shefat e Grupeve  Parlamentare për të diskutuar lidhur me kërkesat  për pakon për rimëkëmbjes ekonomike me ҫ’rast  janë ftuar  të gjithë dhe janë pritur ne takim nga  ora 09:00 në zyret e OAK-së.

OAK kërkon nga shefat e Grupeve Parlamentare dhe Qeveria të dëgjoj zërin e biznesit,  nëse duan t’a shpëtojnë vendin dhe qytetarët e Kosovës.  

 Nga analizat e bëra deri më tani të OAK-së  bashkarisht me bizneset,  shohim se gjendja e të bërit biznes në Kosovë është ekstremisht e rëndë dhe largimi i punëtorëve nga puna është duke u rritur.  

Oda e Afarizmit të Kosovës, bënë të ditur se do të  ftoj në takim edhe gjatë ditëve në vijim Shefat e Grupeve Parlamentare si dhe Kryeministrin dhe Ministrat ku do të  kërkojmë t’i marrin seriozisht këto kërkesat dhe ky Ligj me ndryshime e nevojshme të ardhura nga  biznesi të kaloj urgjentisht.

Rikujtojmë se jemi në muajin tetor ku deri më tani kemi vetëm një pako që është kaluar dhe pakoja tjetër është  ende e pasqaruar si duhet  për shkak të mungesës së koordinimit dhe bashkëpunimi në mes Qeverisë dhe Opozitës por, edhe mungesës të madhe të bashkëpunimit me bizneset dhe odat.  

Diamant Elshani sekretar i Bordit në OAK, rikujtoj se Kosova diskuton ende për Pakon e dytë të Rimëkëmbjes ndërkohë, që vendet e rajonit tashmë kanë kaluar disa pako.

E nga ana tjetër Hamdi Malushaj anëtar i Bordit të OAK-së potencoi faktin se mirëqenia në vend sigurohet pikërisht nga biznesi, e që pa mirëqenie ekonomike nuk ka mundësi për prosperim.