OAK identifikoi dhe avokoi për problemet në sektorin medial gjatë vitit 2018

 

Oda e AfarizmittëKosovës në mesin e shumë aktiviteteve që ka zhvilluar gjatë vitit 2018, nuk ka lënë anash edhe sifdat e shumta me të cilat janë ballafaquar mediat.

OAK ka realizuar takime me përfaqesuesit e mediave dhe Ministrin e Ministrisë së Kultuës Kujtim Gashin, ku kërkoi që problemet e identifikuara të sektorit medial të trajtohen me më prioritet.

Ndër problemet e mëdha që janë identifikuar nga OAK janë:

1. Mosfunksionimi i ligjit mbi të drejtat autoriale;

2. Ligji mbi sponzorizimin ku anashkalohen mediat;

3. TVSH-ja për media jo funksionale, sepse mediat lirohen nga TVSH-ja në shitje por jo edhe në blerje;

4. Mosidentifikimi i IP-ve për Kosovën;

5.Mungesa e Domainit;

6.Problemet me funskionimin e lirimit të mediave nga importi etj.

7. Mosnjohja e Kosovës nga rrjetet sociale dhe kompanitë e ndryshme botërore të blerjeve online.

Sipas Odës së Afarizmit të Kosovës, mediat në Kosovë janë ballafaquar me shumë sfida të cilat kanë penguar në masë të madhe zhvillimin e tyre, njëherësh duke ndikuar edhe në zhvillmin e Kosovës.

Ministri Gashi theksoi se do të ketë përkrahje të plotë drejt amandamentimit të këtij ligji, andaj në lidhje me këtë do të formoj edhe një grup punues ku do të iniciohet një gjë e tillë.